Projekt për involvimin e grave të bashkësive etnike në tregun e punës

Rritja e qasjes së grave të bashkësive etnike joshumicë në tregun e punës, përmes përforcimit të kapaciteteve të tyre, ka për qëllim projekti “Përfshirja e grave të bashkësive etnike në tregun e punës”.

Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe është financuar nga Bashkimi Evropian përmes linjës buxhetore IPA për zhvillimin e resurseve njerëzore me 210.000 euro. Ai është implementuar nga CARE Gjermania/Luksemburg dhe Nisma qytetare për gra ANTIKO.

Në kuadër të projektit do të zbatohen trajnime për 250 gra nga Shkupi, Kumanova, Shtipi, Manastiri dhe Tetova, për orientimin e tyre profesional dhe rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të tyre me qëllim që ato të bëhen më konkurrentë në tregun e punës. Për 30 projekte më të suksesshme do të ofrojë praktikë profesionale në bashkëpunim me punëdhënësit lokal.

Projekti dedikohet për gra të moshës prej 20 deri 40 vjeç me minimum shkollë fillore, ndërsa parasheh e dhe zbatimin e punëtorive kreative për përkujdesin e fëmijëve, derisa nënat e tyre marrin pjesë në trajnime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button