SHBA dhe BE reagojnë për pengesën e punës së Prokurorisë Speciale

Ambasada e BE-së në Shkup u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Maqedoni që t’i përmbahen marrëveshjes së e arritur në Përzhino dhe të mos pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Kjo ka qenë përgjigja e ambasadës së BE-së në Maqedoni lidhur me pyetjen e shtruan nga agjencia e lajmeve META lidhur me pengesat që po has PSP nga DSK, drejtori i tanishëm i DSK-së dhe nga zv. ministri plotësues, Oliver Andonov.

Edhe nga ambasada e SHBA-ve ka porositur palët që PSP-së t’i lejohet të kryej hetimet, pa pengesa, duke shtuar se institucionet shtetërore dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim, pasi vërtetimi i përgjegjësisë për përgjimet është një nga hapat e daljes së vendit nga kriza e tanishme politike.

Ndërkohë hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë kanë qëndruar për më shumë se 24 orë në ambientet e DSK në përpjekje për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) lidhur me autorët e vërtetë të përgjimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button