MASH ka ndarë 5 bursa për master studime në Holandë

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu , sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë,  Wouter Plomp, ku u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm në sferën e arsimit dhe shkencës mes dy shteteve.

“Ministri Lutfiu  theksoi se Ministria e arsimit dhe shkencës ka dhënë 3 bursa të plota për studentët e rregulltë dhe 2 bursa për studentë për studime të magjistraturës për vitin akademik 2016/2017 në Universitetin Groninengen, Leiden  dhe Utrecth në Holandë, në pajtim me Konkursin për shpërndarjen e bursave për studentë që në vitin akademik 2016/2017 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në njërin prej 100 Universiteteve më të mira në botë, sipas rangimit në Qendrën e universiteteve nga klasa botërore pranë Universitetit Shio Tong nga Shangai”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

“Gjatë takimit gjithashtu nga të dy palët u shpreh interesi  për të bashkëpunuar në shkëmbimin e informacionit shkencor dhe teknologjik dhe publikime, shkëmbimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve për konsultime dhe leksione, trajnimet dhe seminaret e përbashkëta, organizimin e studimeve të veçanta, etj”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button