Prokuroria Speciale kërkon nga Gjykata që ta dënojë drejtorin e DSK-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP), dje ka dorëzuar propozim për dënim të drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski, pasi që i njëjti ka refuzuar të veprojë në bazë të kërkesës drejt DSK-së nga ana e PSP-së, njofton Portalb.

Ashtu siç, njofton prokuroria, Atanasovski, nuk ka refuzuar që të veprojë vetëm gjatë urdhrit të djeshëm gjyqësor, por edhe ndaj shumë kërkesave të cilat PSP i ka drejtuar tek ai, në periudhën, jo vetëm për “Puç“, por edhe për shumë procedura tjera parahetimore.

Te drejtori janë dorëzuar shumë kërkesa për disa procedura parahetimore, si për shembull kërkesa për deklasifikim dhe nevoja tjera të asistencave dhe dokumenteve në pjesën e punën se Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim

Propozimi është dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, i cili duhet të vendosë për dënim të Atanasovski, ndërkaq sipas Kodit Penal, dënimi është me para, dhe ai mundet të dënohet nga 2500 deri në 5000 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button