Drejtori i ri i “Gazetës Zyrtare”, nesër i mbushë 24 vjet

Dy javë pas zgjedhjes së Luka Kërzhaloskit për drejtor të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare”, sot në ueb faqen e Gazetës është publikuar biografia e tij. Menjëherë pas zgjedhjes së tij, në rrjetet sociale kanë ardhur reagime të shumta për moshën e tij, gjegjësisht të gjithë kanë komentuar se është mjaft i ri, ndërkaq tani është zbuluar biografia se ai ka vetëm 24 vjet, njofton Portalb.

“Luka Kërzhaloski është i lindur më 20 tetor 1992 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërkaq tani është duke studiuar për master, gjithashtu në Fakultetin Ekonomik të po të njëjtit universitet, në drejtimin marketing. Në gusht të vitit 2012 ka kryer shkollë verore për parimet e lirisë së shoqërisë në Stokholm të Suedisë, ndërkaq në nëntor të vitit 2014, ka mbaruar trajnim për sipërmarrësi në organizatën e Qendrës për Menaxhment, konsultim, arsim, dhe trajnim “Motiva” në Shkup”, shkruan në biografinë e publikuar të drejtorit 24 vjeçar, Kërzhaloski.

Në biografi shkruan se Kërzhaloski deri më tani ka përvojë pune vetëm një vjet.

“Nga viti 2015 punon në AD për ndërtimtari dhe strehim në hapësira banesore me rëndësi për Republikën – Shkup. Aktivisht e flet anglishten”, shkruan në biografi.

Përndryshe, Kërzhaloski, është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Forcave Rinore të partisë në pushtet, VMRO – DPMNE dhe është njëri ndër anëtarët më aktiv të këtij unioni. Ai vjen në vendin e drejtoreshës së deritanishme, Angela Atanasova. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button