Këshilli Opozitar përmbyll aktivitetin e tij

Këshilli Opozitar ia bën me dije opinionit publik se veprimtaria e mëtejme e anëtareve të këtij këshilli nuk e përfaqëson këtë këshill dhe tash e tutje secili është i lirë të  veprojë ashtu si e sheh më të përshtatshme për vetveten dhe për shoqërinë shqiptare.

“Këshilli Opozitar kishte mision të qartë, që shkonte përtej bashkimit të elitave partiake – ai synonte t’i bashkojë të gjitha forcat që do ta luftojnë dyshen e ligë BDI-PDSH. Pra, Këshilli Opozitar kurrë nuk ka vlerësuar se opozitarizmi fillon e mbaron te selitë e partive të sapoformuara ose të atyre që janë të dala nga nënat parti, që kaq vite e morën në qafë këtë popull. Meqë ne si Këshill Opozitar nuk e kuptojmë bashkimin e forcave si bashkëveprim mes elitave partiake që kanë synim vetëm ardhjen në poste shtetërore, do të vazhdojmë me idealin që ta bashkojmë popullin, e jo politikanët, por tani këtë do ta bëjmë me forma të tjera, që nuk nënkuptojnë ndërhyrje në veprimtarinë e partive politike. Me plot mburrje mund të themi se këtë mision Këshilli Opozitar e realizoi në mënyrën më të mirë, për çka dëshmoi edhe protesta madhështore e 9 majit në Shkup”, thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button