Samsung shton tiparet e Note 7 në S7 dhe S7 Edge

 Koha e shkurtë dhe e hidhur e Galaxy Note 7 tashmë është zyrtarisht e përfunduar. Mirëpo, Samsung është duke u munduar të rrisë imazhin e Galaxy S7 dhe S7 Edge duke i sjellur disa nga tiparet softuerike të Note 7 në këto dy pajisje.

Edhepse kjo mund të mos e zëvendësojë dëmin e Galaxy Note 7, së paku S7 nuk do të eksplodojë në mënyrë të papritur.

Pronarët e S7 dhe S7 Edge kanë filluar të vërejnë disa përditësime të reja në pajisjet e tyrë që kanë sjellur tipare mbreslënëse të cilat kanë qenë pjesë vetëm e Note 7.

Këto tipare përfshijnë ekranin me dritë të pandalshme, tipare të personalizuara të fotove, zgjedhjen mes orës digjitale ose analoge dhe njoftime të reja.

Megjithatë, jo të gjitha tiparet e Note 7 mund të integrohen në S7 pasi që kjo e fundit nuk është e pajisur me stilolapsin elektronik S-Pen.

Gjithashtu, disa tipare të reja nuk funksionojnë në mënyrë të rregullt gjatë lansimit fillestar.

Njëra prej tyre është edhe aplikacioni i Samsung për e-mail që ka hasur në problem me njoftimet në S7 dhe S7 Edge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button