Tetovë, pullazi gjysmë i shkatërruar vë në rrezik nxënësit, Ministria nuk lëshon para

Shkolla “Liria” në Tetovë edhe përkundër gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, me pullaz gjysmë të shkatërruar, i cili rrezikon të bie mbi kokat e nxënësve dhe të punësuarve edhe sivjet dimrin do e kalojë në këtë gjendje, pasi Ministria e Arsimit as sivjet nuk ka ndarë fonde për rinovimin e saj.
Këtë gjë e ka pranuar vetë ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu duke thënë se para do të lëshojnë vitin tjetër, njofton Alsat-M.

Kjo vonesë në marrjen masa për rinovimin e shkollës “Liria” në Tetovë, bëhet edhe përkundër faktit se drejtoria e shkollës, disa vite me radhë ka bërë kërkesë për rinovim, por që gjithnjë përgjigja nga Ministria e Arsimit ka qenë negative.

“Liria” është një ndër shkollat më të suksesshme të rajonit të Pollogut, për shkak të numrit të madh të nxënësve cilësor. Por edhe përkundër këtij fakti shkolla është lënë pas dore nga institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button