Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë, shemben dy shtëpi

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë, njofton Top Channel.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.

Korrespondentët e Top Channel në qytetet e jugut konfirmojnë se edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka pasur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës.

Për pasojë janë shembur dy shtëpi, njëra në fshatin Xhoxhaj dhe tjera në Rabije të Tepelenës. Këto banesa janë të braktisura nga qytetarë të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë në emigracion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button