Bejxhan Iljas, ministër i ri pa resor në Qeverinë teknike

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 124-t me propozim të kryeministrit për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Emill Dimitriev, si ministër pa resor e zgjodhi, Bejxhan Iljas. Paraprakisht deputetët prej këtij funksioni e shkarkuan, Furkan Çako.

Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Dimitriev elaboroi se Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë deri te ai ka dorëzuar shkresë me kërkesë për zëvendësimin e ministrit pa resor me një person të ri me elaborimin se me të do të ketë funksionim më efikas të këtij dikasteri i cili kryesisht ka punuar në bashkëpunimin me Turqinë.

Iljas, me profesion mjek specialist i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë, këshilltar në Komunën e Tearcës dhe zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Turqve.

Paraprakisht koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugareski kërkoi largimin nga rendi i ditës të vendimeve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe për përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe për ratifikimin e marrëveshjeve për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe të Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor. Akuzoi se VMRO-DPMNE dhe BDI dëshirojnë të vendosin kuadrot e tyre partiake dhe se dje partitë në pushtet kanë treguar se janë duke iu ikur zgjedhjeve, duke mos e pranuar propozimin e opozitës.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se menjëherë pas votimit për Buxhetin për vitin 2017, deputetët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” do të votojnë për zgjedhje. “Nga e hëna do të shkohet në zgjedhje dhe ju do ta merrni leksionin”, tha Dimovski.

Akuzave të Sugarevskit iu përgjigj edhe Talat Xhaferi i BDI-së, i cili tha se opozita nuk ka të drejtë t’i gënjejë qytetarët. Atë që Sugareski ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe për Zyrë rajonale për bashkëpunim rinor e tregon, siç tha, marrëdhënien tuaj ndaj anëtarëve të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi.

Deputetët nuk e pranuan as propozimin e Pavle Trajanov që në rend dite të vihen edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për PPS.

Në rend dite të kësaj seance janë më shumë propozim vendime emërimi i anëtarëve të këshillave dhe komisioneve, zëvendësve të avokatit të popullit, vendimi për dërgimin e një pjesëtari të ARM-së për pjesëmarrje në operacion paqësor të Bashkimit Evropian, “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje vendimmarrëse” në Afganistan.

Deputetët duhet të prononcohen edhe për Propozim vendimin për ndryshim të Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të shtuar të hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë. Në rend dite janë edhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështje nga sfera e Integrimit evropian, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Minsitria për Integrim Evropian..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button