Shkup, prezantohet programi “Evropa Kreative” (Kultura dhe Media)

Në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë, në Shkup u prezantua programi “Evropa Kreative” (Kultura dhe media), program i Bashkimit Evropian (BE) për sektorët e kulturës dhe sektorët kreativë, që mbulun periudhën programore 2014-2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky program i cili u nënshkrua nga Maqedonia më 22 korrik 2014 dhe me anë të të cilit BE-ja investon në vlerë prej 1.46 miliard euro, ofron mundësi për financimin e projekteve nga fusha e kulturës dhe industrisë kreative. Programi mundëson bashkëpunim ndërmjet organizatave nga fushat e sektorëve kulturorë dhe kreative mes shteteve, projekte për përthkime letrare, rrjete dhe platforma evropiane.

Ministrja e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Kançeska-Mileska, theksoi se ky program ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve kulturore, organizatave joqeveritare dhe artistëve që krijojnë vepra të ndryshme në hapësirat evropiane.

“Me anë të nën-programeve ‘Kultura’ dhe ‘Media’ do të jepet mundësia që sektoret tona kulturore, kreative dhe audiovizuele të shfrytëzojnë potencialet e tyre ekonomike drejt një rritjeje të qëndrueshme. E njëjta do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës dhe kohezion social në shoqëri, themelimin e tregjeve të reja për prodhime kulturore dhe audiovizuale si dhe do të sigurojë audiencë të re në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Kançeska-Mileska.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë, Mimi Gjorgoska-Ilievska, duke theksuar se institucioni i saj në vazhdimësi punon në zhvillimin e aktiviteteve të filmave në vend, duke mundësuar edhe prodhimin e tyre në produksionet ndërkombëtare.

“Në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 me rëndësi është të përmendet se Agjencia e filmave ka mbështetur 220 projekte filmike, ndërsa vetëm në vitin e fundit, 2016, presim që ta mbyllim me 204 projekte të realizuara. I gjithë ky zhvillim vjen si pasojë e programeve të ndryshme që i realizon Agjencia për film”, u shpreh Gjorgoska-Ilievska.

Nga programi “Evropa kreative” mund të financohen projekte dhe aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin e filmit evropian (programe të TV dhe lojëra), distribuimi dhe promovimi i filmave evropian (festivalet, rrjetet kinematografike dhe platforma), trajnim për profesionistë dhe artistë nga sektori i kulturës dhe ai kreativ përkthim i literaturës, si dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Programi është i hapur për organizatat kulturore dhe kreative nga vendet anëtare të BE-së, si dhe vendet e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. Në të mund të aplikojnë individë dhe organizata nga fusha të kulturës dhe industrisë kreative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button