Afganistan: Së paku 17 të vrarë në një tempull shiit në Kabul

Së paku 17 persona, shumica prej tyre besimtarë shiitë, janë vrarë gjatë një sulmi në një tempull në kryeqytetin Kabul në Afganistan, njofton REL.

Mëtutje, zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Sediq Sediqqi, tha se 62 persona të tjerë, përfshirë 12 policë, janë plagosur në sulmin në këtë tempull.

Derisa forcat e sigurisë afgane e kanë evakuuar tempullin Karte Sakhi, që është më i madhi në Kabul, besimtarët janë tubuar afër tij, për ta shënuar festën e Hashureve, që është njëra ndër më të rëndësishme në kalendarin shiit.

Kulminacioni i festimeve bëhet sot.

Policia e Kabulit u ka tërhequr vërejtjen shiitëve, shumica prej tyre të etnicitetit Hazara, që të mos tubohen në grupe të mëdha.

Në korrik, nga një sulm për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë 84 vetë, shumica prej tyre të shiitë Hazara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button