Prezantim i letërsisë shqiptare në Maqedoni

Letërsia shqiptare në Maqedoni, sot do të prezantohet në Qendrën për konferenca dhe studime në Bibliotekën Popullore dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup.

Për veprat letrare të autorëve të cilët krijojnë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë do të flasë prof. Fatmir Sulejmani. Siç informojnë nga BPU “Shën Klimenti i Ohrit”, në paraqitjen e tij Sulejmani do të fokusohet në realizimet më të rëndësishme poetike, prozaike dhe dramatike nga letrarët më të njohur, të krijuar në të kaluarën dhe të tashmen, me çka vizitorët do të kenë pasqyrë më të gjerë për letërsinë shqiptare në Maqedoni.

Fatmir Sulejmani është dekan i Fakultetit Filologjik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, shkrimtar, kritik, eseist, publicist dhe përkthyes.

Vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë dhe të blejnë vepra nga autorët të cilët krijojnë në gjuhën shqipe në Maqedoni, të botuara në edicionin 135 vëllime “Letërsia e Maqedonisë” në origjinal në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në gjuhën maqedonase në edicionin “Përkthim në gjuhën maqeodnase i veprave nga letërsia shqipe dhe turke në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button