Festat si 11 tetori, inspirim për kryeministrin Dimitriev

Duke kujtuar këto momente të historisë tonë, ne dhe gjeneratat e ardhshme duhet te inspirohemi dhe të përkushtohemi në sukseset dhe gëzimet e popullit tonë. Kështu ka theksuar në urimin me rastin e 11 tetorit- Dita e kryengritjes popullore, kryeministri Emil Dimitriev, transmeton Portalb.

“Sot, Republika e Maqedonisë feston 75 vite prej fillimit të kryengritjes së madhe popullore dhe luftës së popullit tonë për çlirim nga okupatori fashist. Sot kujtojmë shumë luftëtarë të cilët atëherë kur ishte nevoja, dolën para sfidës së gjeneratës së tyre dhe me guxim e zhvilluan luftën e cila kontribuoi që Maqedonia ta presë fundin e Luftës së Dytë Botërore në anën e fitimtarëve, në anën e koalicionit të madh të vendeve ithtarë të paqes, lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet në urimin e Dimitrievit.

Sipas tij, nëse para 75 viteve sfida ka qenë të kthehet liria, sot sfidë janë hapjet e vendeve të reja të punës, tërheqja e investimeve, zhvillimi i ekonomisë, ndërtimi i më shumë rrugëve, përmirësimi i shëndetësisë dhe arsimit, përparimi i kulturës, bujqësia, turizmi dhe shume fusha tjera me rëndësi për përditshmërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button