Ballkani pjesë e zonave aktive sizmike, tërmete destruktive në 100 vjet

Republika e Maqedonisë është pjesë e Ballkanit Qendror që është aktiv sizmik dhe duhet të mësohemi të jetojmë në ato kushte dhe të ndërtojmë objekte të qëndrueshme sizmike. Në këto hapësira tërmete ka pasur në të kaluarën, ka tani, do të ketë edhe në të ardhmen, konsiderojnë profesorët Nikolla Domurxhanov dhe Sonja Lepitkova. Në Maqedoni kalojnë disa shkarje rajonale, të cilat ndikojnë në aktivitetin sizmik tektonik dhe, sipas statistikave në 100 deri 120 vite ndiqen tërmetet destruktive. Tërmet shkatërrues, si ai i vitit 1963 që e përfshiu Shkupin, sizmologët konsiderojnë që do të përsëritet për 475 deri 500 vite, shkruan MIA.

Shtatë zona në të cilën do të mund të ketë tërmete, por koha nuk mund të parashikohet

Maqedonia ka shtatë zona sizmike ku deri më tani kanë ndodhur tërmete dhe mund t’i presim përsëri, por koha se kur do të ndodhin nuk mund të parashikohet. Zona më aktive është ajo nga Qustendili, Bullgari, drejt Kriva Pallankës-Kumanovës – Shkupit, vazhdon përmes Gostivarit, Dibrës e deri në Vlorë, Shqipëri. Zona më e fortë sizmike në këtë zonë është Shkupi. Zona e dytë sizmike fillon nga Kresna përmes Pehҫevës, Vinicës, Shtipit deri në Stobi, qytet i cili tërësisht është  shkatërruar në vitin 400. Pastaj vjen zona e Vallandovës, ndërsa shkarje aktive apo çarje e tokës ka edhe në Kërçovë. Zona aktive sizmike është edhe zona e Manastirit-Prespës, Pelisteri ngritët, ndërsa Lugina e Pellagonisë relativisht fundoset. Gjeologjikisht fundoset edhe Liqeni i Prespës, ndërsa këto efekte shkaktojnë tërmete. Zona të tjera sizmike janë Kajmakҫallan kah Demir Kapia deri në Radovish dhe zona Ohër-Strugë.

Ndërtime sizmike për mbrojtje nga tërmetet, Maqedonia e qëndrueshme deri në 9 shkallë

“Nga tërmetet nuk duhet të frikësohemi vetëm duhet të ndërtojmë ndërtesa asizmike, dhe objekte të tjera ndërtimore”, konsideron profesori i pensionuar i gjeotektonikës dhe gjeologjisë strukturore Nikolla Domurxhanov.

Gjatë ndërtimit të objekteve, ai thekson, duhet të respektohen standardet e caktuara dhe nuk duhet ta gënjejmë shkencën dhe teknikën. Në Maqedoni respektohen standardet sizmike dhe ndërtimet janë të projektuara me qëndrueshmëri deri më nëntë shkallë magnitudë. Tërmeti që e përfshiu Shkupin në vitin 1963 shkaktoi dëme të mëdha për shkak të objekteve të ndërtuara në mënyrë jo sizmike.

Qyteti, sqaron profesori, ishte 70 për qind i rrënuar dhe i shkatërruar, ndërsa të ruajtura ishin disa ndërtesa të cilat ishin të ndërtuara në mënyrë cilësore me hekur dhe beton. Tërmeti që më 11 shtator e tronditi Shkupin me 5,3 shkallë të Rihterit nuk shkaktoi shkatërrime më serioze, përveç plasaritjes së fasadave tek ndërtesat më të vjetra, pikërisht për shkak të qëndrueshmërisë sizmike të projektuar deri më 9 shkallë. Tek objektet e ndërtuara me një mbikëqyrje të veçantë, sipas ekspertëve, nuk kishte as plasaritje, që e arsyeton mënyrën e ndërtimit.

Qëndrimin për ndërtimet sizmike e ka edhe prof. dr. i gjeokimisë, petrologjisë dhe mineralologjisë Sonja Lepitkova. Sipas saj, asnjë objekt sot nuk mund të ndërtohet para se të bëhen hulumtimet gjeoteknike dhe gjeomekanike. Gjeologët, theksoi, i tërheqin përvojat nga mineralet më të fuqishme të cilat gjenden në natyrë, armaturat në beton dhe mënyrat se si të vendoset është formë e kopjuar nga një prej shkëmbinjve më të fortë në planet-bazalitet. Ato e kanë të ashtuquajturën strukturën ofide, e cila është e thjeshtëzuar përmes armaturës së mbushur me gurë dhe beton dhe mund t’i durojnë edhe lëvizjet më të mëdha.

Zona sizmike e Shkupit më aktive, qyteti disa herë i shkatërruar nga tërmetet

Sipas katalogut sizmologjik që e udhëheq Maqedonia, tërmeti më i vjetër i regjistruar në të dhënat historike është i vitit 300 p.e.s në Vallandovë, pastaj në vitin 400 të erës sonë në Stobi, në vitin 518 në qytetin e atëhershëm Skupi, ndërsa tetë vite më vonë tërmeti e goditi edhe Ohrin. Pas vitit 1900 tërmetet regjistrohen me instrumentin sipas shkallës së Rihterit, përcaktohet intensiteti dhe epiqendra. Tërmeti më i fuqishëm deri më tani i regjistruar ka ndodhur në Pehҫevë në vitin 1904 në Kresna-Pehҫvë me intensitet prej 6,9 deri 8 shkallë. Numri i pasaktë është për shkak të mënyrës së llogaritjes. Tërmeti i Shkupit i vitit 1963 është me magnitudë prej 6,13 dhe është pak më i dobët se ai në Pehҫvë. Një nga tërmetet më të fuqishme është regjistruar në Demir Kapi-Radovish me intensitet prej 5,2 ballë sipas Rihterit.

Shtresa më e hollë e sipërfaqes së tokës në Maqedoni, siҫ thekson Lepitkova është zona e Vardarit, në drejtim të Kumanovës përmes Shkupit në Vallandovë ku në parahistori kishte oqean të ashtuquajtur i Vardarit. Zonë më stabile, sipas saj, është rajoni i Pellganonisë, ku shtresa e tokës është më e trashë.

Domurxhanov thekson që ka lëvizje të epiqendrës së tërmetit nga 11 shtatori me atë të vitit 1963 për shtatë kilometra.

“Tërmeti në Shkup në vitin 1963 ishte me epiqendër në Momin Potok, në të djathtë të kazermës, ndërsa i 11 shtatorit të këtij viti me 5,3 shkallë gjendet në shtratin e Vardarit, në rrugën “Gjorgji Kapҫev” në fshatin Gorno Lisiҫe drejt Manxharit”, informon Domurxhanob.

Lëvizje për nga lindja kishte edhe në epiqendrat e tërmeteve më të vogla

“Në të ardhmen mund të presim tërmete të reja me epiqendër ende më shumë nga lindja. Nuk është një shkarje, ka më shumë që shkaktojnë më shumë dridhje. Nga tërmeti në Skup në vitin 518 ka largim prej dy kilometrash prej tërmetit shkatërrues të vitit 1963 nga lindja.

Toka e Maqedonisë lëvizë nga Deti Mesdhe

Para 15 milion vitesh Deti Mesdhe filloi më intensiv të lëvizë, ndërsa në veri të Ballkanit u krijua një Det paralel i ri. Në hapësirën në mes të këtyre dy deteve ndodh ekstension, në fakt shtrirja e sipërfaqes së tokës dhe u formuan shumë defekte dhe ҫarje të tokës. Shkarjet dominojnë në drejtim lindje-perëndim dhe gradualisht mbushen dhe kalojnë në liqene, si rezultat i tyre janë edhe tre liqenet tona natyrore. Nga ato defekte të krijuara para 15 milionë vitesh shumë prej tyre janë aktiv dhe sot shkaktojnë tërmete. Edhe sot kemi tendosje të shtresës së tokës kah Deti Mesdhe. Territori i Republikës së Maqedonisë lëvizë kah jugu, në fakt kah Deti Mesdhe me shpejtësi prej 2 deri 4 milimetra në vit, që për një milion vite do të ishte prej 2 deri 4 kilometër. Lëvizjet nuk mund të shihen apo të vërehen, por janë të regjistruar me GPS matës përmes satelitëve. Në Maqedoni janë të vendosur 25 pika trigonometrike dhe përmes GPS matësve është vërtetuar që pikat lëvizin horizontalisht kah jugu.

Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë mbi lëvizjet sizmologjike

Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë mbi lëvizjet sizmologjike. Kanë filluar hulumtimet që fillojnë dhe duhet të definojnë se zbrazjet e mëdha elektrike dhe reshjet në një hapësirë të vogël a ndikojnë, në fakt a janë pasojë e paraqitjes së tërmeteve apo çlirimit të ndonjë energjie shkakton shumë rrufe dhe shkarkime në atmosferë që më pas çojnë në tërmete.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button