Takim i Spasovskit me kandidatët për nëpunës policorë të cilët nuk janë angazhuar në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot me kërkesë të tyre, u takua me përfaqësues të 34 kandidatëve për nëpunës policorë të cilët e kaluan në mënyrë përkatëse trajnimin në klasën 2015/16, por nuk janë angazhuar në MPB, njofton MIA.

Siç njoftoi MPB, Spasovski u ka kumtuar se tërësisht qëndron pas kërkesave të tyre dhe se kanë mbështetjen e tij për angazhim në MPB, por ka theksuar, që kjo të realizohet nevojitet dakordim edhe nga Ministria e Financave.

“Edhe njëherë do ta dorëzoj kërkesë deri te Ministria e Financave, ndërsa do të dorëzoj kërkesë edhe për 54 kandidatë nga trajnimi i fundit,  të cilët gjithashtu nuk janë të angazhuar. Menjëherë sapo të marrim pëlqim nga ministri i Financave, do të angazhohen”, ka thënë ministri Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button