Shqipëria humb ndaj Spanjës me rezultatin 0-2

Ka përfunduar me rezultatin 0-2 ndeshja Shqipëri-Spanjë, e vlefshme për eleminatorët e Botërorit Rusi 2018, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë megjithëse me epërsinë e skuadrës mike ka përfunduar pa prekur rrjetat. Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër me gjithë kohën me shi është mbushur me tifozë të cilët mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Ndërkohë në pjesën e dytë kombëtarja spanjolle ka shënuar gol në minutën e 55-të me anë të Diego Costa dhe në minute e 63 me anë të Nolito-s.

Një moment interesant ka ndodhur në minutën e 77-të të pjesës së dytë kur Iniesta la fushën. Spektatorët shqiptarë kanë duartrokitur këtë futbollist pasi siç dihet në këtë vend ka shumë tifozë të skuadrës ku ai aktivizohet, Barcelona.

Kjo është ndeshja e tretë e Shqipërisë për Grupin G, pas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit.

Shqipëria ndeshet në grupin G në këto eleminatore me skuadra si; Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button