Çfarë do të thotë të bësh gjithmonë selfie?

Fiksimi pas fotove ‘selfie’ është shenjë e një problemi mendor, paralajmërojnë ekspertët. Ato mund të tregojnë probleme psikologjike apo shqetësime në lidhje me persona të tjerë, shkruan TCH.

Sipas një studimi, ata që postojnë gjithmonë selfie në rrjetet sociale, e bëjnë këtë për të lehtësuar vetminë. Këta persona kanë tendencën të bëhen të fiksuar me veten e tyre, narcistë dhe në kërkim të vëmendjes.

“Jo vetëm që i bën personat të fiksuar pas trendit të selife, por dëmton jetën e tyre personale dhe mirëqënien psikologjike, madje mund të mendojnë se marrëdhëniet e tyre me të tjerët janë zhvlerësuar”, thotë Dr Peerayuth Charoensukmongkol, studiues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button