Shkup, aksion policor në Universitetin MIT

Me urdhër të Gjykatës, dje është realizuar aksion policor në Universitetin “MIT” për mbledhje të dëshmive në lidhje me një procedurë hetimore që e udhëheqë Prokuroria, njofton Portalb.

Nga Prokuroria nuk duan të zbulojnë për dokumentet të cilat i kanë mbledhur dhe për veprat që duhen të tregohen me  to, vetëm shkurt thonë se aksioni ende vazhdon dhe se plotësisht do të dalim me kumtesë zyrtare.

Përndryshe, aksioni ashtu siç informuan mediat po kryhet që nga dje.

Nga MPB thonë se nuk janë të njoftuar me aksionin dhe kanë kërkuar në formë të shkruar t’u dërgohet të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me Universitetin MIT.

“Përskaj torturës ndaj Universitetit më 5 tetor dhe panikut ndaj studentëve tanë dhe kuadrit mësimdhënës, Universiteti MIT vazhdon me aktivitetet e saj prej sot”, thuhet në kumtesën e Universitetit, duke shtuar se njoftohet të gjithë studentët se mësimi do të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Sipas burimeve policore të portalit “Pres24”, aksioni policor është zhvilluar në korniza të aksionit nën emrin e koduar “Erazmus 2” dhe se gjatë bastisjes së banesës së pronares së Universitetit janë gjetur dy indekse, njëri i një studenti turk i regjistruar në Stomatologji, për të cilën Universiteti nuk ka pasur leje për punë, ndërkaq në zyrat e fakultetit janë gjetur edhe lista të studentëve të cilët kanë qenë të regjistruar në Stomalogji, Fizioterapi, për të cilat drejtime, gjithashtu fakulteti nuk ka pasur leje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button