De Biasi publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet, lë jashtë Gashin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Për këto dy ndeshje tekniku italian do të ketë në dispozicion 26-lojtarë.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit tekniku italian u shpreh se për këto dy ndeshje janë grumbulluar lojtarët më të mirë që janë në formë, shkruan tema.

Risia e kësaj liste ashtu dhe siç ishte paralajmëruar është grumbullimi për herë të parë në kombëtaren A i lojtarëve Liridon Latifi që aktivizohet me skuadrën e Skëndërbeut dhe Eros Grezda që luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit.

Ndërkohë nuk është thirrur për këto dy ndeshje sulmuesi Shkëlzen Gashi. Sfidën e parë kuqezinjtë do ta luajnë në transfertë përballë kombëtares së Luhtenshtejnit më datë 6-tetor, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndaj Spanjës më datë 9-tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button