Gjykata hedh poshtë kërkesën për arrestin e ish ish-kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski

Është refuzuar masa e arrestit për njërin nga të dyshuarit në lëndën “Arka”, ish-kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Në njoftim thuhet se gjykatësja me procedurë paraprake duke vepruar sipas kërkesës së PSP-së, hedh poshtë propozimin si të pabazë, njofton Portalb.mk.

Në mënyrë të fshehtë, askush pa i vërejtur të dyshuarit në rastin “Thesari” hynë dhe dolën nga Gjykata Penale. Në njësinë e Shkupit u paraqit edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, gjithashtu i dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale. Në pyetjen deri te avokati Dodovski nëse klientët e tij kanë qenë në gjykatë ai tha: Kuptohet.

Ekipi i Janevës, kërkon marrjen e pasaportave për tre të dyshuarit tjerë, por edhe ngrirjen e pasurisë së ndërmarrjes “Finzi”. Për tri masat e propozuara nga Prokuroria Speciale, veprojnë tre gjykatës të ndryshëm në procedurë paraprake.

PSP kërkoi marrjen e kompetencave të gjykatëses përgjegjëse e cila duhet të vendosë për masat e kujdesit për të dyshuarit në “Arka”.

Prokurori i PSP-së, Artan Ajro kompetent për rastin “Arka”, tha se përgjigjen ndaj asaj pse kanë kërkuar marrjen e kompetencës për gjykatësen do ta tregojë prokuroria.

Avokati i të dyshuarve, Nikolla Dodovski tha se nuk din dhe se nuk është kompetent që të përgjigjet pse PSP kërkon marrjen e kompetencave për gjykatësen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button