Do habiteni si ka ndryshuar forca e burrave në këto 30 vite

Mendoni që do ta mundnit babain në mundjen me dorë kur ai kishte moshën tuaj? Me siguri do të t’jua ulte krahun në tavolinë. Burrat sot janë më pak të fortë sesa para 30 vitesh, thotë një kërkim në Gazetën Terapia  e Duarve.

Në studim, burrat mes moshës 20 dhe 34 vjeç kishin një shtrëngim dore dhe picikim, të cilat masin forcën e duarve dhe krahëve, më të dobët sesa burrat e së njëjtës moshë, tridhjetë vjet më parë. Në fakt, forca mesatare e duarve për burrat e moshës 25 deri në 29 vjeç mund të jetë dobësuar aq sa mund të zhvendosin rreth 12 kg më pak.

Forca e duarve duket sikur nuk ka ndonjë rëndësi nëse nuk jeni mundës profesionist, por ajo shërben si një tregues i shëndetit të përgjithshëm. Në të vërtetë, një studim i vitit 2011 në Journal of Strength and Conditioning Research gjeti që forca e shtrëngimit të duarve ishte parashikuese e forcës në pompa, forcës shtrirëse të këmbëve dhe forcës shtytëse.

Edhe më tej, kërkimet në brezat e mëparshëm, kanë gjetur që ulja e forcave të duarve ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me disa probleme shëndetësore, artrit, sëmundje zemre, goditje nervore dhe gjendje të caktuara neurologjike, thotë Fain.

Nuk është e qartë nëse forca e shtrëngimit të dorës i bën njerëzit më të shëndetshëm, apo njerëzit e shëndetshëm thjesht janë më të fortë, që duket më e logjikshme.

Po, pse burrat janë më pak të fuqishëm sot?

Sot, ka më pak burra që merren me punë manuale, në fushën e prodhimit dhe agrikulturës, sesa dikur, thotë autorja e studimit Elizabeth Fain, terapiste në Universitetin Shtetëror Ëinston-Salem në Karolinën e Veriut.  Po të punosh në fabrikë, duhet të merresh vazhdimisht me objekte të rënda që mund të forcojnë duart, thotë ajo. Puna e përditshme forcon duart më shumë seç do bënte stërvitja me pesha disa herë në javë. Ajo, është gjithashtu më me vlerë sesa lëvizjet përsëritëse që bëjmë sot, kur dërgojmë mesazhe ose shkruajmë në tastierë, që aktivizojnë grupe më të vegjël muskujsh, thotë ajo.

Atëherë, detyra juaj është të punoni me shtrëngimin e duarve. Nëse nuk i vini shumë në lëvizje në punë, duhet të bëni më shumë ushtrime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button