LR-PDSH: Nënë Tereza do të turpërohej nga manipulimi i BDI-së në emër të saj!

“Themelimi Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i cili të vetmin themel e ka dëshirën dhe manipulimin e BDI për të përfituar politikisht dhe për ti “rehatuar” ish funksionarët partiak, është turpi dhe mashtrimi i radhës”, thuhet në kumtesën e LR-PDSH-së.

Sipas tyre, BDI po mundohet me të gjitha format “ta ushqejë analfabetizmin”.

“Pasi shkatërroi USHT-në tani mundohet shqiptarëve t’ju ofrojë një tjetër vatër të analfabetizmit. Kjo ndodh në momentin që afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe pas publikimit të bombave ku zyrtarët e BDI u demaskuan përfundimisht nga misioni i tyre politik duke vërtetuar krimin, korrupsionin dhe amoralitetin e tyre”, vlerësojnë nga LR-PDSH.

Ata gjithashtu nënvizojnë se instalimi i njerëzve partiak, ish funksionarëve të BDI, nëpër pozita udhëheqëse të Universitetit “Nënë Tereza” vulos politizimin edhe një institucioni arsimor më tepër.

“Për të qenë tragjedia më e madhe, Universiteti duket që është i rrejshëm, nuk ka objekt të vetin, pa autonomi dhe pa kritere në përcaktimin e kuadrove. Ju bëjmë thirrje stafit akademik, profesorëve, nxënësve, kuadrit arsimor dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi që mos të bëhen pjesë e këtij manipulimi parazgjedhor të BDI-së, e cila nuk zgjedh forma e as mënyra për të manipuluar shqiptarët. Manipulimi në emër të humanistes shqiptare Nënë Tereza, është e mirëseardhur për qarqet që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, ndërsa BDI nuk duhet ti kontribuojë kësaj, përndryshe do të llogaritet palë e tyre që nxinë imazhin e kombit tonë dhe shkatërruese e arsimit sipëror të shqiptarëve të Maqedonisë”, përfundojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button