Largohet ambasadorja kontroverse e Maqedonisë në Kroaci, këto ishin disa nga skandalet e saj (FOTO)
Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniella Karagjozoska shkarkohet nga detyra si ambasadore Maqedonisë në këtë vend. Vendimi për revokim, është publikuar në Gazetën Zyrtare, ku është shkruar se detyra i përfundon më 31 tetor, njofton Portalb.
Karagjozoska, shpesh ka qenë e përmendur nëpër media për veprimet e shumta kontroverse.
Bujë të madhe nëpër media, ishte rasti në të cilin, ambasadorja e Maqedonisë në Zagreb, me një kovë me ujë, në parkingun e rezidencës, e ka pastruar veturën zyrtare. Banorët e lagjes kanë thënë se këtë akt e ka bërë shpesh.
Në gusht të vitit 2015, Karagjozoska, me rastin e festimit të ditëlindjes së vajzës së vet, në profilin e saj në “Facebook”, nxori fotografi të festës, ku në prapavijë shihet se si është zbukuruar vetura zyrtare “Pasat” e ambasadores. Veturës i ishin ngjitur shirita me shkrime “Happy Birthday”, ndërkaq vajza e ambasadores mbante balona dhe lule.
Diplomatët e MPJ-së këtë e vlerësuan si akt skandaloz dhe sjellje të papranueshme për një ambasador, sepse vetura duhet të përdoret vetëm për punë zyrtare. Sipas tyre, është joserioze të përdoret për mbrëmje private, sepse i ka të shënuara shenjat diplomatike, transmeton Portalb.
Gjatë kohës së tribunës me titull “Media dhe demokracia”, e cila u mbajt vjet nga Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë, ambasadorja i ka qortuar mediat kroate sepse sipas saj, kanë raportuar në mënyrë jo-profesionale për krizën aktuale në Maqedoni.
Kur dha dorëheqje ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. ambasadorja në profilin e Facebook-ut të saj, publikisht ka shprehur keqardhje për këtë hap të ish ministres.
Gjatë kohës së “Revolucionit Laraman”, ajo i ka akuzuar qytetarët të cilët protestojnë se janë të inspiruar nga faktorët e huaj.
Që atëherë, Sindikata e Diplomatëve në MPJ ka reaguar për veprimet e këtilla dhe ka kërkuar prej ministrit të MPJ-së, Nikolla Poposki, që të mendojë për shkarkimin e saj. /Portalb
Zosto ne pisuvate za dvata albanci koi se na sluzba vo Zagreb,vo Makedonskata Ambasada,deka se tepaa na rabotno mesto i nikoj nitu gi sankcionirase nitu pak se prevzema nesto protov toa!!!Pogolem skandal ima li od toa!!