Gashi “çmend” Amerikën: Lojtari i muajit dhe goli i javës

Shkelzën Gashi nuk njeh kufij në Major League Soçer amerikane. Pas përfshirjes në formacionin ideal të javës së 29-të, mesfushori kuqezi vazhdon të marrë vlerësime, pas dy golave të shënuar në barazimin 3-3 që colorado Rapis regjistroi përballë Vankuverit.

28-vjeçari shqiptar u përzgjodh si lojtari i muajit Shtator në radhët e skuadrës nga Denveri, për paraqitjet e tij, që e kanë ndihmuar skuadrën të mbetet në garën për një vend në Serinë Finale drejt titullit kampion në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, rrjeta e Shkëlzen Gashit me goditje standarde u vlerësua edhe si Goli më i Bukur i Javës së 29-të në Major League Soçer. Në sondazhin e zhvilluar në faqen zyrtare të kampionatit amerikan të futbollit, goli i shqiptarit mori 78 për qind të preferencave, duke mposhtur me diferencë të dukshme mesfushorin e Philadelphia Union, Alejandro Bedoya, për golin e realizuar përballë Torontos, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button