Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen mbi 3 ton kanabis

Policia Shqiptare prej tre ditësh ka ndërmarrë një operacion antidrogë në gjithë territorin e Bashkisë së Matit, ku sot si rezultat i tij janë asgjësuar rreth 12.966 bimë narkotike si dhe sekuestruar rreth 3052 kilogramë bimë narkotike gjysmë e tharë, e dyshuar e llojit kanabis sativa, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë në një njoftim zyrtar nga policia theksohet së është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi Sh.Lika.

Mësohet se operacioni është ndërmarrë nga forcat e Policisë së Matit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi Sh.Lika, 45 vjeç, lindur e banues në Njësinë Administrative Rukaj, Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim. Sqarojmë se nuk ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet njoftimin zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shqiptare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button