Shumë kundërshtime për kodin +383

Por nuk kanë munguar as kritikat e deputetëve, të cilët po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, me anë të së cilës pohojnë se po i cenohet sovraniteti i vendit.

Visar Ymeri nga VV tha se sipas kësaj marrëveshje, kodi telefonik i ndahet Serbisë dhe se Serbia do të jetë pronare e këtij kodi.

Ymeri e quan absurde që pas kaq përpjekjesh për shkëputje nga Serbia, të ketë dyshime, që Serbia të jetë pronare e kodit telefonik dhe se operatori serb, pas 55 vitesh të kthehet në Kosovë.

Kjo marrëveshje sipas tij ka qenë në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe interesat e vendit.

Marrëveshje kjo e cila sipas tij rrezikon sovranitetin e Kosovës në fushën e telekomunikimeve, duke e hapur derën që ky territor të konsiderohet si vazhdimësi e sovranitetit të Serbisë.

Ymeri kërkon që të kjo të ndërpritet dhe tregu i telekomunikacionit të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të interesave të Serbisë.

Edhe deputeti Albin Kurti tha se në negociatat me Serbinë, vetëm sa e kanë maskuar zgjerimin e operatorit të Serbisë në Kosovë.

Ndërsa theksoi se kodi i ri telefonik mund të jetë kod i ri, por nuk mund të jetë kod i Kosovës.

Ndërkaq deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se me këto marrëveshje, shtetësia e Kosovës dita ditës po zbehet.

E Rexhep Selimi tha se operimi i telekomit të Serbisë, rrezikon dhe nxjerrjen e të dhënave jashtë vendit.

Në emër të Nismës për Kosovën deputeti Enver Hoti kërkoi që të anulohet marrëveshja për kodin telefonik për Kosovën, pasi që pasojat do të jenë të mëdha.

Kodin telefonik shtetëror nuk e kanë kundërshtuar vetëm deputetë të opozitës.

Shukri Buja nga PDK-ja tha se ky kod telefonik rrezikon dhe sigurinë e brendshme.

E kryeministri Mustafa, pas gjithë këtyre kundërshtimeve për këtë kod, tha se ky kod telefonik do të jetë i Kosovës dhe se Kosova do të jetë pronare e këtij kodi.

Ai tha se kodi për Kosovën nuk ndahet nga Serbia por atë e ndan ITU-ja.

Pas diskutimeve të gjata, Visar Ymeri kërkoi nga deputetët ta votojë rezolutën, përmes së cilës kërkohet të fillojnë negociatat me Republikën e Shqipërisë për kodin telefonik për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button