MJERIMI

Shkruaj, flas dhe ndoshta britma ime zgjon gjumin e thellë të qytetarit. Dua që të zgjohem nga një ëndërr që më shkakton shumë ankthe .Aty ku fotografia e aktorit vlen me shumë se jeta e një skamnorit. Do të dua të bërtas ndoshta mund të lirohem nga një mllef që me mban të ngrire gjakun.

Trishtim, frikë dhe pikëllim. Po këto ndjenja janë duke i shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Disa skena kalojnë përtej imagjinatës. Të lutem me lër të bërtas. Aty ku i pandershmi të flet për moral .Aty ku krimineli te flet për të bukurat e jetës.-MJERIM.

Mjerimi hyn në mushkëritë e qytetarit duke shkaktuar qeliza kancerogjene. Rrugët e boshatisura të qytetit qëndrojnë vetëm skamnoret qe veten e kane vendosur ne dorën e fatit, me shprese për te siguruar të holla për kafshatën e bukës të fëmijëve te tyre. Të përhumbur ndjehen para njerëzimit, të dorëzuar përballë shpresës, të braktisur nga fati. Më lër të bërtas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button