Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në Bruksel

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani thotë se ligjet e reformës në drejtësi do të mundësojne kapjen e peshqve të mëdhenj, duke iu refereuar këtu një simbolike të përdorur shpesh nga ndërkombëtarët. Duke folur nga Brukseli për ABC News, Manjani theksoi se deri në fund të vitit do të ketë përfunduar gjithë legjislacioni që bën të mundur zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ministri i drejtësisë Ylli Manjani është takuar me komisioneren europiane për drejtësinë dhe barazinë gjinore, Vera Jurova me të cilën ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian me praktikat më të mira për drejtësinë penale.
Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë:
“Eshtë një dokument shumë interesant dhe besoj, se ne përfitojmë shumë nga përvoja më e mirë e Komisionit Europian për reformimin e sistemit gjyqësor e veçanërisht në drejtësinë penale”.
Por vëmendja kryesore është përqëndruar te fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi. Për ministrin Manjani, deri në fund të vitit Shqipëria do ketë mbaruar gjithë pjesën e legjislacionit që bën Kushtetutën të zbatueshme, si dhe ngritjen e institucioneve të reja kushtetuese. Madje, ministri Manjani thotë se Shqipëria është e gatshme të kapë çfarëdolloj peshku që turbullon ujërat e pastra të Republiksë së Shqipërisë.
Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë:
“Shteti shqiptar ka bërë punën kryesore, ka miratur ndryshimet e jashtëzakonshme kushtetuese. Kemi bërë një Kushtetutë të jashtëzakoshme për t’iu përgjigjur një situate të jashtëzakonshme. Aq e jashtëzakonshme është sa nuk mund të gjeni në Kushtetutë të dytë si ajo që kemi në Shqipëri dhe e kemi miratuar me 140 vota, që do të thotë që askush nuk mund t’a kontestojë këtë gjë. Pritshmëria tani është që ne të çelim bisedimet për anëtarësim. Nuk thashë që u bëmë anëtar, por thjesht një rekomandim për çeljen e negociatave dhe mesa kam kuptuar ne do marrim një rekomandim nga Komisioni”.
Pyetje: Lidhur me rekomandimin, përveç zbatimit të reformës në drejtësi, për komisionerin Hahn siç u shpreh në Këshillin e stabilizim asocimit diferencën do t’a bënte në fakt në fakt kapja e peshqeve të mëdhenj. A mund të ndodhin këto në një kohë afatshkurtër?
Ylli Manjani, Ministër i Drejtësisë:
“Jemi gati të kapim çdo lloj peshku. Sa më i madh që më mirë është, por që të kapësh peshq të mëdhenj duhet anija e duhur. Anija e duhur janë ligjet që presim të miratojmë që janë praktikisht gjashtë të dytat në datën 6 tetor, pasi ligjin e vetingut e kemi bërë dhe deri në fund të vitit do kemi mbaruar gjithë pjesën e legjislacionit që bën Kushtetutën të zbatueshme. Paralelisht do ngrihen edhe institucionet e reja kushtetuese, që janë ndërtuar me një frymë konsensuale. Ne jemi duke ndërtuar anijen që mundëson kapjen e peshqve të mëdhenj dhe çdo peshku që turbullon ujërat e pastra të Republikës së Shqipërisë”.
Nuk dihet ende nëse Komisioni Europian është i gatshëm për të dhënë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button