Rrjedhin fotografi të smartfonit të ri të Google

Dje ka rrjedhur një foto e smartfonit të ri Google Pixel, ndërsa sot ka rrjedhur edhe e Google Pixel XL të ri, transmeton koha.net.

Pixel Xl do të ketë ekranin 5.5 inch Quad HD me rezolucion 2560 x 1440 pixel, ndërsa procesorin do ta ketë Qualcomm Snapdragon 821, 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të memories së integruar.

Kamerën nga para do ta ketë 8 megapixel, ndërsa nga prapa 12 megapixel, baterinë 3450 mAh dhe sistemin operativ do ta këtë më të riun, Android 7.0 Nougat.

Google do të mbajë një konferencë për shtyp më 4 tetor, ku pritet të zbulojë dy smartfonët e rinj Pixel dhe Pixel XL, si dhe disa pajisje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button