5 të vërtetat surprizë që nuk i keni ditur për Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Lajmi që theu internetin javën e kaluar ishte ai i ndarjes së Angelina Jolie nga Brad Pitt. Të gjithë u shokuan, natyrisht, sepse tek ata deri tani ishte mishëruar dashuria e vërtetë mes yjesh. Ok, përjashto njerëzit #TeamAniston, por kjo është histori tjetër.

Gjithsesi, që kur ҫifti i njohur si “Brangelina” nuk është më, të gjitha lajmet rreth tyre kanë pushtuar mediat, duke filluar që nga njohja e deri tek ndarja e pasurisë. Ja cilat janë disa nga faktet surprizë që duhet të dini për ҫiftin e famshëm të Hollywood-it.

1. Angelina Jolie, në vitin 2006, ka treguar për Vogue se djali i tyre i madh Maddox është ai që i bëri ҫif Brad dhe Angelina: “Një ditë, Maddox thjeshtë erdhi papritur dhe thirri “babi””- tha Jolie. “Ishte e mrekullueshme. Ishim duke luajtur me makina në dhomën e një hoteli dhe pasi të dy e dëgjuam, nuk thamë asgjë, thjeshtë pamë njëri-tjetrin në sy. Ishte një nga momentet definitive që na bëri të kuptojmë se jemi një familje.”

2. Ҫifit u martuan në Chateau Miraval, në vitin 2014 në Francë. Është një fermë Brignol afër Provence, me vlerë rreth 60 milion dollarë. Po ashtu, ҫifti ka edhe një vilë “Villa Constanza” në Itali, më vlerë 41 milionë dollarë, një shtëpi në Londër 16 milion dollarë  dhe një shtëpi me vlerë 5.65 milionë dollarë në New Orleans. Oh, Brad është pronar i një shtëpie në Los Angeles dhe Angelina bleu një shtëpi tjetër për t’i pasur fëmijët më të sigurt.

3. Ok, kjo nuk është surprizë: Brad dhe Angelina vazhdojnë të fitojnë të dy shumë para në vit. Ҫifti i famshëm i Hollywood-it kanë një pasuri që varion deri në 400 milionë dollarë. Je gati për të kërcyer nga krevati? Pitt fiton 240 milionë dollarë në vit, ndërsa Angelina renditet me një pasuri rreth 160 milionë dollarë.

4. Shiloh Jolie-Pitt lindi në vitin 2006, dhe ҫifti fitoi 4.1 milionë dollarë pasi ia dha ekskluzivitetin e fotove të para të saj revistës PEOPLE dhe në Britani, revistës Hello për 3.5 milionë dollarë. Paratë, ata i dhuruan për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në Afrikë.

Në vitin 2008, ata bënë të njëjtën gjë me fotot e para të binjakëve, Vivienne dhe Knox, për PEOPLE dhe Hello më një shumë totale 14 milionë dollarë. Edhe atë vit i dhuruan paratë për fondacionin “Jolie-Pitt Foundation.”

5. Brad dhe Angelina mund të kenë shumë kohë që kanë vendosur për divorcin. Sipas TMZ, ata “prej kohësh kanë pasur probleme me marrëdhëien e tyre, por kush e di që kur.”

Fëmijët, megjithatë, janë histori tjetër. Në kohën kur Angelina kishte probleme me shëndetin, Brad bënte plane për t’i rritur ata edhe i vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button