Dy persona të lënduar në fatkeqësinë me një tren udhëtarësh

Dy persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni në të cilën një tren udhëtarësh u ndesh me automjetin “Golf” në hekurudhën e hapur para stacionit Oreshan.

Siç kumtoi MPB, dje në orën 7:20 në pjesën nga binarët ndërmjet zelenikovës së Re dhe Oreshanit, ka ndodhur një fatkeqësi hekurudhore në të cilën treni i udhëtarëve i cili qarkullonte në relacionin Gjevgjeli­Shkup është ndeshur me automobilin “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit në të cilin ka pasur dy persona të panjohur. Dy personat, nga goditja kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe me Ekipin e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i ekspertizës i SPB Shkup. Gjatë ekspertizës, komuniakcioni hekurudhor prej orës 7:20 deri në orën 10:00 ka qenë i ndërprerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button