Gabigol nuk pranon krahasimit me Ronaldon “fenomenin”

Atij nuk i pëlqejnë krahasimet dhe këtë e konfirmoi edhe në konferencën e prezantimit të tij te Interit që rezultoi një show i vërtetë mediatik. Por pavarësisht kësaj në Itali vazhdojnë të këmbëngulin se Ronaldo fenomeni dhe Gabriel Barbosa, i njohur nga të gjithë si Gabigol, kanë disa të përbashkëta. Këtë të Diel në “San Siro|”, ish-lojtari i Santosit mund të bëjë debutimin e tij me Interin në ndeshjen ndaj Bolognas. Si për ironi të fatit në vitin 1997 pikërisht ndaj skuadrës kuqeblu, Ronaldo Luiz Nazario de Lima shënoi golin e tij të parë në Serinë A me fanellën e Interit, transmeton Supersport.

19 vjet më pas historia mund të përsëritet me Gabriel Barbosën sulmuesin që skuadra zikaltër e bleu për 29.5 milionë Euro dhe që prezantoi pikërisht në ditën kur fenomeni Ronaldo mbushi 40-vjec. Gabigol e di shumë mirë që për të ndjekur rrugën e bashkëkombasit të tij ka shumë punë për të bërë, prandaj edhe ai vetë nuk dëshiron ta krahasojnë me fenomenin, sepse vështirë se bota e futbollit do të ketë sërish një Luiz Nazario de Lima.

Kur fenomeni u transferua te Interi ishte 20-vjec po aq sa edhe Gabigol por me ndryshimin e vetëm se Ronaldo ishte një lojtar i konfirmuar në futbollin e madh sepse më herët kishte mbajtur veshur fanellat e PSV Eindhoven dhe Barcelonës. Te Interi tashmë presin me padurim debutimin e sulmuesit brazilian, i cili me siguri do të aktivizohet për disa minuta në ndeshjen ndaj Bolognas. Kuqeblutë ishin viktima e parë e “Ronnie” në Itali, tifozët e Interit ëndërrojnë që historia këtë herë të përsëritet me Gabin me shpresën që ish-lojtari i Santosit të ndjekë vërtetë hapat e Luiz Nazario de Limas ose më saktë Ronaldo fenomenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button