Strugë, ulje drastike e numrit të nxënësve
Rreth 80 nxënës shqiptarë më pak janë regjistruar këtë vit në dy shkollat e mesme në Strugë, Ibraim Temo dhe Niko Nestor në krahasim me vitin e kaluar. Sipas autoriteteve kompetente bëhet fjalë për numër alarmant që çdo vit shënon rritje. Drejtori i gjimnazit Ibraim Temo thotë se një prej arsyeve të lëshimit të Strugës është edhe largimi i disa prej tyre në ndonjë prej vendeve të Evropës perëndimore.
Tre apo katër vitet e fundit numri i nxënësve është ulur për rreth 200. Nëse ky trend negativ vazhdon në vitet e ardhshme do të ketë largim të të punësuarve pasi shkollat paguan për kokë nxënësi. Situatë e ngjashme edhe në shkollën Niko Nestor, transmeton Alsat M.