Janeva për Milloshoskin: Po e dëgjoj sikur në bisedat e përgjuara

Njëjtë sikur dje edhe sot, nuk kanë të ndalur pyetjet provokuese nga deputetët e pushtetit drejt Prokurores speciale Katica Janeva, transmeton Portalb.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka pyetur Janevën se a e dinë kapacitetin e saj për ta udhëhequr PSP-në.

“A keni marrë pjesë në lëndë, ku dënimi është më i madh se 5 vjet? A keni gjykuar lëndë për krim te organizuar në Gjevgjeli? Në pajtim me kriteret e sotme për të hyrë në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publikë, a mendoni se do të ishit pranuar?”, pyeti Milloshoski, transmeton Portalb.

Janeva derisa po dëgjon me vëmendje Milloshoskin ka komentuar se, e koncentruar po dëgjon Milloshoskin, njëjtë sikur sic po e dëgjon në bisedat e përgjuara. Ndërsa, për kapacitetin e saj, e ka udhëzuar që ta pyet ish shefin e tij, prokurorin publik Marko Zvërlevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button