LSDM: Gruevski të mos e zbatojë tenderin më të korruptuar për gazin

“Vetëm 70 ditë para zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë, pushteti i Nikolla Gruevskit, përpiqet ta zbatojë tenderin më të korruptuar për ndërtim të rrjetit distributiv për gaz natyror. Kjo është e palejueshme!”, kështu thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, në një komunikatë publike, transmeton Portalb.

“Së pari, në Maqedoni, në këtë moment ka një qeveri teknike e cila nuk mundet të marrë vendim të tillë të strategut, siç është projekti për gazifikim të vendit.

Së dyti, është palejueshme për çdo tjetër qeveri, përpara zgjedhjeve  të shpallë  tender për ndërtim të rrjetit distributiv me kushte që atë tender ta marrë vetëm një kompani, ne rrjedhë prej 30 vitesh! Së treti, kjo tregon se ekzistojnë indikacione serioze për një korupsion gjatë zbatimit të këtij tenderi dhe pasoja kriminale në dëm të qytetarëve.

Pushteti i  papërgjegjëshëm dhe kriminal i të akuzuarit Nikolla Gruevski ka harxhuar miliona eurosh që u kanë takuar qytetarëve, për politikat e stiroporit. Ka zbatuar tendera për studime vizibiliti, gazifikime të dyshimta”, thuhet në komunikatën e partisë.

LSDM porositë se nuk do të lejojnë një projekt me indikacione serioze për kriminalitet.

“Askujt mos t’i shkojë ndërmend që ta përkrahë  këtë projekt. LSDM-ja tregoi se si duhet zbatuar me sukses një gazifikim në Strumicë dhe Kumanovë, dhe pas 11 dhjetori kjo do të jetë realitet në të gjithë qytete të Maqedonisë”, përfundon komunikata.

Ndryshe nga LSDM kanë reaguar edhe për uljen e numrit të nxënësve në shkollat e qytetit të Manastirit. Sipas tyre ulja e numrit të nxënësve është alarmuese dhe gjithë kjo për faktin se të rinjtë tanimë nuk e shohin ardhmërinë në Maqedoni.

LSDM siguron se: “Pas muajit dhjetor do të zmadhojmë pagën minimale gjë që do të shkaktojë rritjen e pagës mesatare. Në këtë mënyrë do të përmirësojmë standardin e jetesës. Që të motivojmë nxënësit dhe të rinjtë, do të sigurojmë një sistem të edukimit sipas standardeve të vendeve evropiane. Punësim I garantuar, praksë ose stërvitje menjëherë pasi përfundohet fakulteti. 10.000 euro mjete të pakthyeshme për të gjithë të rinj me një ide të mire për të nisur biznes të vet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button