Nikollovski premton dëmshpërblimin e të gjithë fermerëve

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot porositi se do të angazhohet të dëmshpërblehen të gjithë fermerët të cilët kishin dëme nga sëmundja “lëkura gungore”.

“Do të insistojë të zhdëmtohen të gjithë fermerët, në mënyrë adekuate dhe pa selektim. Deri tani janë paguar një numër i vogël dhe shuma aspak nuk është adekuate. Llogaritet dëmi vetëm për një kokë kafshe, e jo humbjet që i kanë në qumësht dhe mish”, theksoi Nikollovski.

Ai edhe njëherë e akuzoi pushtetin, siç tha, për reagimin jo me kohë për ç’arsye sëmundja është përhapur në shumë vatra.

“Dëmet janë mijëra bagëti të ngordhura. Fshihet numri i saktë. Pushteti gjithsej pesë muaj është vonuar edhe me kompensimin e dëmeve. Është sjellë në pyetje ekzistenca elementare e fermerëve”, tha Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button