Ja çfarë thotë PSP për Rastin “Monstra” (VIDEO)

“Ka filluar procedura parahetimore. Ne vlerësojmë se rasti është në interes të opinionit. Mgjithatë sikur edhe në rastet tjera, për çdo informatë shtesë opinioni do të njoftohet,” kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarit të Portalbit zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Publike Lençe Ristovska, në konferencën e sotme për shtyp ku u shpalos raporti për gjashtëmujorin e dytë për punën e PSP-së.

Ajo bëri të ditur se gjatë procedurës për rastin në fjalë, PSP përballet me njerëz, të cilët kanë frikë për sigurinë e tyre. Por falë Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve PSP arrin t’u sigurojë dëshmitarëve anonimitet dhe kjo, sipas saj, e lehtëson procedurën parahetuese.

PSP garantoi para mediave se nuk do ta kursejë asnjë individ që ka shkelur Kodin Penal dhe se do të kërkojë sanksionimin e të njëjtit, pavarësisht funksionit që ka në hierarkinë e pushtetit. Përndryshe nga PSP deklaruan se në asnjë moment të aktivitetit të tyre nuk ka mungesë të transparencës. Thjeshtë, PSP i respekton të drejtat që kanë palët e përfshira në rastet që hetohen dhe respekton parimin e prezumimit të pafajësisë.

Nga PSP konfirmuan se kushtet në të cilët kanë punuar më parë nuk ishin të përshtatshme dhe se tani presin që të zmadhohet dinamika e përparimit të lëndëve. Ata besojnë se poashtu do të rritet bashkëpunimi me institucionet tjera shtetërore, raporton Portalb.

Nga aty thonë se lëndët janë të mëdha, ka shumë njerëz të përfshirë në bisedat e përgjuara andaj nuk u mjaftojnë tetë muaj, pasi siҫ theksuan “Duhet analizë e bisedave në korelacion me ngjarjet në kohën kur janë bërë”.

Në ndërkohë kur opinioni pret se çfarë vendimi do të merr Gjykata Kushtetuese për kushtetuetshmërinë e PSP, prokurorja Ristovska me përgjigje:

“Nuk mund ta prejudikojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë e dimë se ekzistimi i PSP-së është në interes të qytetarëve, por edhe në interes të partive politike, sepse ekzistimi i PSP-së dhe qëllimi i punës sonë është të zbulohet a ekziston vërtetë krimi, te cilët persona ekziston krimi dhe ata persona të sanksionohen. Kështu për të mundësuar që të mund të rriten standardet për qeverisjen e së drejtës dhe të arrihet nivel më i lartë i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.”/PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button