Kreu politik në Maqedoni uron Kurban Bajramin

Krerët e partive politike në Maqedoni kanë uruar festën e Kurban Bajramit.
Vesel Memedi- kryetar i RDK-së

“Kremtimi i festës së Kurban Bajramit është rikujtimi më madhështor që njeh historia e njerëzimit për aktin e sakrificës në emër të Zotit, si një sprovë e lartë për qëndrueshmërinë tonë ndaj respektimit të urdhërave të Plotëfuqishmit. Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Kjo ditë përkujton momentin kur individi mban nën kontroll të gjitha dëshirat, dhe ushtron një vet-kontroll të shëndoshë me testimet e jetës disciplinore. Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët muslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve të besimit Islam ua uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.” shkruan në urimin e tij Memedi.

Bilall Kasami – Lëvizja Besa

“Pranoni urimet e mia më të sinqerta për ju personalisht dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë myslimanë të vendit tonë, duke u lutur që festën e madhe ta presim dhe kalojmë në paqe, dashuri dhe mirëqenie. Meqë kjo festë vjen me mesazhin e madh të sakrificës për vlerat e larta, urojmë që ajo të jetë mësim për të gjithë se si ia vlen të sakrifikohet për idealet e larta. Asnjë fitore e madhe nuk arrihet me sakrifica të vogla. Andaj lutemi që Bajrami i Kurbanit të jetë festë që na mbruan me dashuri për tjetrin, për fqinjin dhe për atë që ka nevojë për ndihmën dhe buzëqeshjen tonë. “ shkruan në urimin e tij Kasami.

UNITETI ua uron të gjithë muslimanëve festën e Kurban Bajramit

“UNITETI shprehë urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite të cilat na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me njerëzit që kanë nevojë për solidaritet. Urime Kurban Bajrami.”

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

“Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi. Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe respektit të ndërsjelltë, andaj duke u udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë.” thuhet në urimin e Thaçit.

Urimi i Zaev për Kurban Bajramin: Te veprojmë për të mirën e përbashkët

Kryetari i LSDM-së në emër të kësaj partie uron festën e madhe të Kurban Bajramit BFI-së dhe të gjithë besimtarëve mysliman.
Fuqia shpirtërore që bart kjo festë e madhe le të jetë shembull për secilin që të qëndrojë pas vlerave të cilat hapin rrugën e një jete të mirë, të lumtur dhe të qetë.

Kjo është ndjenjë, kjo është dashuri, kjo është mençuri, kjo është durim, kjo është mirëkuptim dhe tolerancë.
Tundimet me të cilat përballemi japin një mesazh që është e nevojshme të fokusohemi në të mirën e përbashkët.
Të mos rrimë anash. Të nxjerrim maksimumin nga vetja dhe të veprojmë.
I nevojitemi vetes. I nevojitemi fëmijëve tanë. I nevojitemi shoqërisë tonë. I nevojitemi gjithashtu edhe shtetit.
Ky është misioni personal i secilit njeri. Nja përmbushja e kësaj varet lumturia personale dhe kolektive.
Të vazhdojmë së bashku të krijojmë shoqëri me qytetarë të kënaqur.
Urime Kurban Bajramin të dashur bashkëqytetarë.

Urimi i Presidentit Ivanov për festën e Kurban Bajramit

I nderuari Reis ul ulema efendi Sulejman Rexhepi

Më lejoni që personalisht të ua uroj festën e Kuben Bajramit Juve, anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Maqedoni.

Në këtë festë besimtarët mysliman prejnë kurban dhe me këtë festojnë afrimin e njeriut drejt Zotit. Kjo ditë është kujtim i gatishmërisë së Ibrahimit për të sakrifikuar djalin e tij si shenjë bindjeje ndaj Madhështorit. Shënimi i Kurban Bajramit kurorëzohet me haxhin i cili simbolizon dashurinë ndaj besimit, bashkimit, solidaritetit dhe çiltërsisë.

Myslimanët në gjithë botën festojnë “festën e sakrificës” si ditë kur u jepet dora të varfërve, duke i ndihmuar ata me ndarjen e kurbanit me familje, të varfrit, duke prekur të gjitha dobësitë e njerëzimit.

Ju uroj festën Juve dhe gjithë besimtarëve të fesë islame, Ju uroj paqe dhe qetësi në shtëpitë e Juaja dhe në shtëpitë e më të afërmve Tuaj.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti uron festën e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtar,
Kam nderin e vecantë që t’ju shpreh uratat më të sinqerta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Kjo festë na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore, respektin ndaj njëri tjetrit, tolerancën, sakrificën, bëmirësinë, besimin ndaj Zotit.

Uroj që festa e sivjetme e Kurban Bajramit t’u gjejë të gjithë juve dhe familjet tuaja me shëndet të mirë dhe në mbarësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button