Maturantja që u bë hit në internet, ja e vërteta që qëndron pas kësaj fotoje (Foto)

Ditën e sotme maturantët kanë vijuar protestën e tyre në ditën e dytë para Parlamentit në kërkim të së drejtës. Këtë vit janë të shumtë  maturantët kanë ngelur pa shkollë edhe pse kanë notë mesatare mbi 9.5.

E tillë është dhe vajza që u bë hit në internet me foton e saj, e cila së bashku me shoqet mori guximin të ulej në mes të rrugës, duke bllokuar kalimin e makinave. Menjëherë pas veprimit të tyre policia i ndaloi të vazhdonin aty, ndërkohë që një prej vajzave bën publike atë që iu tha në momentin që u ndaluan.

“ Hëngrëm edhe një kërcënim që do ju hapim dosje penale dhe do ngeleni pa shkollë fare po ngrihuni” – shkruan ajo.

E githë kjo situatë ka ndikuar për keq tek maturantët, disa prej tyre shprehen se kanë tentuar të vrasin veten, pasi ata këtë vit nuk kanë shpresë për të fituar degën e tyre.

Ministrja Nikolla thotë se listat përfundimtare dalin në datën 20 shtator, por ajo do të jetë thjeshtë lista me vendet boshe, të cilat do të mbushen me aplikimin në raundin e dytë, duke bërë që gjithçka të mbetet kështu siç është.

12-16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button