Maqedonia- një 25 vjeçar me bajpas

Nga një nxënës europian i dalluar deri te një rast problematik- derisa vendet tjera ballkanike shkonin nga krizat dhe luftërat drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia 25 vitet e kaluara ecte mbrapsht.

Ekonomia e dobët është vetëm pjesë e përditshmërisë së errët të vendit që dikur llogaritej si nxënës shembulli në Ballkan, përveç Kroacisë, ishte më së largu në rrugën drejt BE-së. Korrupsioni, mediat jo të lira, përkeqësimi në sferën e të drejtave të njeriut. Në vitin e fundit edhe më shumë u përkeqësua gjendja: materialet e përgjimeve që dëshmojnë keqpërdorimin e pushtetit, hetimet e PSP-së, falja e presidentit Ivanov për politikanët që janë nën hetime, protesta të përditshme, presion i ashpër nga Perëndimi. Dhe në fund, pas një vere të gjatë, erdhi vendimi: Maqedonia më 11 dhjetor shkon në zgjedhje. A do të ketë kthesë?

“Kemi gjasa të mëdha të dalim nga tranzicioni i përjetshëm, ku gabimet e njërës palë u përsosën nga të tjerët. Them gjasa të mëdha sepse nuk ka hapësirë për relativizim moral. Zbardhja e përgjimeve ishte foto e pastër për organizmin e shtetit. Me ndihmën e propagandës, jetojmë në një “realit shoë”. Cdo ditë të bombarduar me përrallatpër tradhtar dhe agjentë të huaj, për pushtet të përkushtuar që ndërton dhe krijon vepra. Ai film ka mbaru”, tha për DW ish ambasadori në SHBA dhe Holandë, Nikolla Dimitrov, transmeton Portalb.

Ish ministri për punë të Jashtme dhe për punë të Brendshmë, Lubomir Fërçkoski konstaton se Maqedonia ka “problem të madh me demokracinë” dhe për atë e krijon këtë “instrument” (zgjedhjet) të mos i jepet shumë rëndësi.

“Diktaturat bashkëkohore, në të cilat bie edhe populizmin autoritar maqedonas, e ka krijuar problemin e zgjedhjeve në demokraci, ka okupuar mekanizmat zgjedhore të pushtetit dhe propagandës, mediat, dhe për ato zgjedhjet nuk janë me rëndësi. Siç, u dëshmua deri më tani, ata i mbisundojnë zgjedhjet, i vjedhin dhe në këso rastesh është vështirë të fitohen. Vetëm nëse nuk ju çrrënjosen këto mekanizma dhe nuk vendoset një normale, monitorim, bazë e hapur nën monitorim ndërkombëtar, që për fat të mirë tonin, te ne tani po ndodhë”, deklaroi Fërçkoski.

Maqedonia nuk ka kohë të humb, vlerëson eksperti i Ballkanit dhe anëtari i presidencës së Shoqatës për EJL, Franc Lotar Altman. Zgjedhjet e lira janë të një rëndësie të veçantë, por rëndësi të madhe ka edhe kontesti me emrin.

“Nga ana e BE-së duhet të ketë presion ndaj Greqisë dhe t’i thuhet: Duhet t’i dilni në ndihmë Maqedonië, duhet ta hapni rrugën, kështu më nuk shkon, sepse keni shtetë në krizë në kufirin tuaj. Pa relaksimin e punëve nga jashtë dhe pa vullnetin e partive politike rreth çështjeve që po zgjasin, Maqedonia edhe më tutje do të jetë e bllokuar dhe do të mbetet në vend”, theksoi ai./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button