Hapet shkolla e mesme në Saraj

Me ceremoni solemne u hap sot shkolla e mesme në Saraj, ku do të ndjekin mësimin rreth 180 nxënës. Në ceremoni ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe ministrat dhe deputetët e kësaj partie.

“Sot në Republikën e Maqedonisë hapen dyert e shkollave fillore dhe të mesme për të filluar vitin e ri shkollor 2016/17, vit që gjeneratave të reja do t’ju sjellë dije dhe horizonte pa fund. Si ministër i Arsimit dhe Shkencës kam kënaqësi të veçantë që sot jemi të pranishëm në komunën e Sarajit, në fillimin e Vitit të ri shkollor për të kurrorizuar edhe një sukses të ri me hapjen e shkollës së mesme për nxënësit e kësaj ane. Objekti i ri shkollor në Saraj është një investim i Qeverisë, gjegjësisht i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me një investim prej 48 milion denarësh. Për fillim, në drejtimin e gjimnazit do të regjistrohen 166 nxënës dhe 56 nxënës në drejtimin ekonomik”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button