Oliver Andonov zgjidhet ministër i MPB-së për vetëm një ditë në funksion

E PLOTËSUAR

21.35 – Oliver Andonov, me asnjë votë kundër ( 65 vota për) është zgjedhur ministër i ri i Punëve të Brendshme, i cili këtë funksion do ta ushtrojë vetëm një ditë, derisa LSDM-ja ta jep propozimin e saj për ministër të Brendshëm në Qeverinë Teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

************************************************

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dha dorëheqje, ndërsa Oliver Andonov është propozuar për ministër i ri i Punëve të Brendshme, i cili këtë funksion do ta ushtrojë vetëm një ditë, derisa LSDM-ja ta jep propozimin e saj për ministër të Brendshëm në Qeverinë Teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Mund të konfirmoj se ministri Mitko Çavkov para pak kohe dha dorëheqje nga pozita ministër i Punëve të Brendshme. Kryeministri Dimitriev e pranoi dorëheqjen e Çavkovit dhe në pajtim me rregullat ligjore e dërgoi në Kuvend për konstatim. Në të njëjtën kohë kryetari i Kuvendit dërgoi propozim që profesori Oliver Andonov të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme. Ai ka përvojë shumëvjeçare me punë në sfera të ndryshme në fushën e sigurisë, ndërsa aktualisht është profesor, dhe ai është propozimi që vjen nga radhët e ekspertëve. Pasi deputetët ta votojnë Andonovin ai do të jetë ministri i parë, ndërsa pastaj do të jetë edhe zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme në Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve që duhet të votohet në Kuvend nesër”, tha zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, pritet që kryeministri Dimitriev ta propozojë Mitko Çavkov për drejtor në Zyrën për Siguri Publike në MPB. Zëdhënësi konfirmoi edhe se paradite Qeveria ka pasur seancë ku në kërkesë të tyre persona janë shkarkuar drejtorët e deritanishëm në Byronë për Sirugi Publike dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Gorançe Savovski dhe Ljupço Andonovski.

Nga Qeveria janl mirënjohës për angazhimin e tyre të deritanishëm dhe theksojnë se ata si kuadro cilësor dhe profesional do të vazhdojnë të punojnë në MPB në pozita të ndryshme. Në seancën e njëjtë për drejtor të DSK është emëruar Vlladimir Atanasovski, drejtor i deritanishëm i Drejtorisë për Zbulim Financiar.

Pritet që Kuvendi gjatë ditës të mbajë seancë ku do të konstatohet dorëheqja e Mitko Çavkovit, dhe ku do të votohet për propozim për zgjedhje të Oliver Andonovit për ministër të ri të Punëve të Brendshme.

Përndryshe, Andonov është anëtarë i Lëvizjes Qytetare që është e afërt me VMRO – DPMNE-së, e ashtuquajtur si “GDOM” ose Lëvizja për Mbrojtjen e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button