Në Gjykatën e Apelit, PSP do të deklarohet për rastin “Spiuni”
Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca publike në të cilën Prokuroria Speciale Publike (PSP), do të duhet të deklarohet në lidhje me ankesat e të akuzuarve në aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Penale – Shkup, në rastin “Spiuni”, njofton Portalb.
PSP, mund t’i përkrahi ose t’i hedhë poshtë ankesat e palës mbrojtëse.
Në gjykatë janë të pranishëm dy prokurorë të Prokurorisë Speciale.
Përndryshe, në lëndën “Spiuni”, me aktgjykimin e shkallës së parë, të gjithë 19 të akuzuarit kanë qenë të shpallur fajtor. /Portalb