Në Francë do të fillojnë përsëri protestat për ligjin e punës

Sindikatat në Francë më 15 shtator do të rifillojnë protestat e tyre për reformën ndaj kushteve të punës e cila edhe pse u kundërshtua fuqishëm hyri në fuqi, raporton AA.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve CGT, Philippe Martinez, në një deklaratë për mediat ka theksuar se protestat të cilat kanë vazhduar gjithë muajt e verës dhe të cilat janë ndërprerë në kohën e pushimeve do të nisin me raundin e 13-të të tyre më 15 shtator në Paris dhe në rreth 40 qytete të ndryshme.

Martinez vuri në dukje se synojnë të sjellin në vëmendje problemet sociale përpara zgjedhjeve presidenciale në vend. Ai ka theksuar se më 7 shtator do të organizohen mitingje nga ana e sindikatave CGT, FO dhe FSU në Paris, Nantes dhe Le Havre si një përgatitje për protestat.

Reforma në ligjin e punës e cila ngjalli diskutime të shumta në Francë u bë arenë e shumë grevave dhe protestave në vend. Edhe pse në të gjithë vendin nxënës të shkollave të mesme, punonjës të hekurudhave si dhe punonjës të shumë fushave të tjera u hodhën në greva dhe protesta ligji u miratua në Parlamentin e Francës më 21 korrik dhe më 8 gusht hyri në fuqi.

Në kuadër të reformës nga dita e parë që ajo hyri në fuqi një ditë pune nga 10 orë që ishte shkoi në 12 orë. Ligji i ri i njeh të drejtën punëdhënësit të heqë nga puna ata persona të cilët kërkojnë ndryshime kushtesh në punë. Ky ligj i njeh gjithashtu mundësinë punëdhënësit që të paguajë me një pagë më të ulët punëtorët me aktivizim të pjesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button