Muhamed Zekiri i thotë lamtumirë gazetarisë

Gazetari Muhamed Zekiri nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se i jep fund karrierës së tij gazetareske.

Për më shumë lexojeni statusin e tij:

Pas 18 vjetve te plota si gazetare erdhi koha T’ju njoftoj se kam vendosur ti them lamtumire ketij profesioni. Nuk dua te flas per vetveten si e kam ushtruar kete profesion gjate gjithe ketyre viteve. Kam kaluar shume sfida , momene te mira dhe te veshtira, por gjithmon me perkushtim jam munduar te ushtroj punen e gazetarit duke qene ne sherbim te vertetes dhe ne anen e se drejtes.

Rrethanat jane te tille qe me shtyn ti jap fund ketij profesioni. Fati deshti karieren time gazetareske ta mbylli ne TV SHENJA nje media e re me prespektive nje dritare e re per opinionin e gjere ne vend dhe jo vetem aq. Gezohem qe isha pjese e ekipit qe ngriti kete TV te cilit I deshiroj suksese dhe te vazhdojne me misionin e shenjte te jene ne sherbim te vertetes dhe ne sherbim te shikuesve te saj.

ALSAT-M ishte shtepia ime e dyte, aty kalova 10 vite te plota te karieres time duke drejtuar programin informative, ishte knaqesi dhe mburem me punen qe kemi bere bashke me gjithe stafin e ketij TV. Per punen e TV ASLAT-M gjate kesaj periudhe nuk do te flas une, besoje se mjafte flasin veprat dhe punen qe ka bere ky TV. E gjithe kjo nuk do te mundej te behej po most e ishte vizionari dhe themeluesi I ketij TV I nderuari dhe I paharrueshmi z.Vebi Velija.
Pothuajse 6 vite isha pjese e Radios Evropa e Lire redaksia ne gjuhen maqedonase , pervoje e paharrueshme, profesionalizem I skajshem , media ku mesova shume nga kolget e mi Zoran Kuka, Lupco Nakaev dhe Goce Atanasov.

Nje vite isha pjese e TV KANAL 5 ne kohet me te mira te ketij TV por edhe ne momentet me te veshtira per vendin tone periudhen 2000-2001. Aty mesova cfare eshte gazetaria nga koleget Jadranka Kostova, Robert Popovski, Goran Velickovski dhe koleget tjere .

Nuk mund te mos permendi edhe TV ERA ku bera hapat e pare si gazetare dhe ku punova dy vite ne periudhen 1997-1999.

18 vite jane shume, jane shume muaje, shume jave, shume dite, shume ore, shume minuta e sekonda dhe shume pune….

Do te vazhdoje te jem zeri Juaj , do te jem aty ku do ta kerkoje nevoja do te jem ne anen e se drejtes ne anen Tuaj te nderuar miq.

Jua dua sinqerishte te gjitheve, edhe ata qe me duan, edhe ata qe pajtohen me qendrimet e mija, edhe ata qe kane mendim ndryshe nga une.

Nuk do ta zgjas me shume do te le veprat te flasin per mua. Do ta permbyll me fjalet e te madhit Sami Frasheri:

“Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij”.

Sqarim: Statusi është i plotë dhe i pa lekturuar.

I pyetur për Portalb, në lidhje me një lajm të publikuar nga disa media se Zekiri është i propozuari i LSDM-së, për kryeredaktor të RTVM-së, ai tha se nuk e ka parë lajmin dhe se e vërteta është në statusin që e ka publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button