MPPS ndan nga 12 mijë denarë ndihmë, përfitojnë 6000 nxënës nga familjet sociale

Nxënësit e rregullt që ndjekin shkollën e mesme, prindërit e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmave sociale.

Nxënësit e rregullt që ndjekin shkollën e mesme, prindërit e të cilëve janë shfrytëzues të ndihmave sociale, do të mund të aplikojnë në programin për përkrahje financiare, i cili parasheh ndarje të ndihmës së kushtëzuar financiare prej 12.000 denarësh. Kështu bëri të ditur ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov.

“Programi për kompensim parash të kushtëzuara, parashikon përkrahje financiare prej 12 000 denarësh për nxënësit e rregullt e shkollave të mesme, familjarët e të cilëve marrin ndihma sociale. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në qendrat për punë sociale deri më 30 shtator. Parashihet që këto mjete të lëshohen në të njëjtën kohë kur bëhet pagesa e përkrahjes sociale të nënave të këtyre nxënësve”,- deklaroi ministri për Punë Sociale, Dime Spasov.

Për këtë projekt Qeveria do të ndajë 72 milion denarë, gjegjësisht 6000 nxënës do të jenë shfrytëzues të këtyre mjeteve, transmeton TVM2.
Ky program zbatohet që nga viti akademik 2010/2011, dhe deri më tani për këtë qëllim janë investuar gjithsej 409 milion denarë, apo në përpjesëtim janë ndihmuar gjithsej 46 mijë nxënës të shkollave të mesme, që vijnë nga familjet me kushte të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button