Banorët e fshatit Bukoviq protestojnë për ujë të pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm ka nxjerrë në rrugë banorët e fshatit Bukoviq të Komunës së Sarajit të cilët pasditen e sotme në shenjë revolte kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të kësaj komune, njofton Portalb.mk

“Problemi me furnizim për ujë të pijshëm i f. Bukoviq është problem i kahmotshëm. Para shumë viteve me vet kontribut banorët e fshatit Bukoviq kanë bë rrjetin për furnizim nga burime malore. Mirëpo këto burime me rritjen e numrit të banorëve nuk mjaftonin dhe si rezultat kemi qenë të detyruar të hapim pus për furnizim me ujë përmes pompave, përsëri me vet kontributin e banorëve si zgjidhje afat shkurte deri në realizimin e projektit famos për furnizim me ujë të pijshëm nga burimi Rashçe. Fatmirësisht apo fatkeqësisht edhe pse burimi Rashçe gjendet në territorin e Komunës Saraj banorët e f. Bukoviq nuk e kanë atë fat që të shfrytëzojnë këtë të mirë natyrore. Në ndërkohë ujin që e kemi shfrytëzuar prej pusit të fshatit, analizat e institutit përkatës rezultojnë se uji është rreptësishtë i ndaluar për pije si dhe nuk mund të shfrytëzohet për nevoja higjienike ku na kanoset rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie. Duke mos patur rrugëdalje tjetër f. Bukoviq ku numëron mbi 500 shtëpi dhe mbi 3000 banorë ka qenë i detyruar të përdor këtë ujë.

Problematika është thelluar në momentin kur ndërmarrja për energji elektrike “EVN” ka bërë shkyçjen e rrymës elektrike tek pompa për furnizim me ujë. Në këtë rast është ndërpre edhe pika e fundit e ujit. Me ligjin e vetëqeverisjes lokale obligim për furnizim me ujë të pijshëm të vendbanimeve në territorin e komunës tonë e ka në mënyrë taksative dhe ligjore Komuna e Sarajit. Duke pasur parasysh këto ingerenca, këtë obligim që e ka Komuna Saraj, Këshilli Vetëqeverisës Vendor i f.Bukoviq ka bë kërkesa zyrtare deri tek Komuna Saraj për realizim të projektit për furnizim nga burimi i ujit Rashçe, ku ka hasur në vesh të shurdhët. Projekti për furnizim nga burimi i ujit Rashçe ka filluar para 10 viteve mirëpo ende nuk është finalizuar “, thonë nga këshilli organizativ i protestës..

Sipas banorëve edhe pse obligim ligjor është i Komunës së Sarajit që të gjen zgjidhje afat shkurte me ndërmarrjen për energji elektrike “EVN” si dhe zgjidhje afatgjate siç është finalizimi i projektit për furnizim nga burimi i ujit Rashçe, ata mundohen në mënyrë tinëzare ti shmangen përgjegjësisë gjegjësisht obligimeve ligjore.

Banorët e fshatit Bukoviq protestojnë për ujë të pijshëm1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button