Landskrona e Sopit eliminon kampionen Malmo nga Kupa e Suedisë

Dje në kuadër të Kupës së Suedisë, ka ndodhur befasia më e madhe, pasi që skuadra që udhëhiqet nga trajneri shkupjan Agim Sopa, e ka eliminuar kampionin dhe liderin aktual të Suedisë, Malmo FF.

Në një ndeshje që tërësisht është dominuar nga talentet e skuadrës së Landskrona BoIS që garon në Ligën e Tretë, rezultati përfundimtarë ka qenë 3:1, që i ka dhënë kalimin në raundin tjetër të Kupës suedeze.

Agim Sopi që është edhe ndihmës trajner i reprezentacionit të Maqedonisë, U21, ka thënë se kjo ka qenë një nga ndeshjet shumë të rëndësishme të ekipit të tij të ri, por duke treguar se me punë dhe përkushtim mundë të nxjerrë më të mirën edhe ndaj kampione.

“Ne ishim përgatitur maksimalisht për këtë përballje, e kisha analizuar shumë skuadrën e Malmos dhe e dija se si mundemi ta fitojmë. Fillimisht kam vendosur që ti mbyll qendërmbrojtësit, duke u munduar që të ndalim lojën e dytë nga presingu i parë dhe më pas të shfrytëzojmë zbrazëtira duke krijuar hapësir për të sulmuar. Faktikisht e kemi deklasuar ekipin më të mirë në Suedi, por do të potencoj se djemtë kanë luajtur heroikisht duke qenë të disiplinuar. Ndeshja është përcjellë nga 6000 shikues, por kishte edhe transmetim direkt në televizionet suedeze dhe sot mediat shkruajnë për një sensacion”, ka thënë për “Portalb.mk”, trajneri Agim Sopi.

Skuadra Landskrona BoIS është shumë afër për kualifikim në Ligën e Dytë, pasi momentalisht në tabelën e Ligës së Tretë është e dyta me katër pikë më pak se lideri Oster, por ka vetëm një pikë ma shumë se ndjekësi i saj Norrby që është i treti. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button