Janë miratuar ndryshime të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik

Shkurtim të procedurave për aprovim të planeve urbanistike, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, të votuara në vazhdimin e sotëm të seancës së 114-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Me ndryshimet caktohen kushte për ndryshim dhe plotësim të planeve të përgjithshme urbanistike dhe planet urbanistike për fshatra në pjesë, varësisht nga nevojat reale dhe mundësitë e aprovuesit.

Për thjeshtësim të procedurave për rregullim të hapësirës me qëllim industri dhe prodhim vendoset mundësi sipas nevojave të investitorëve që të kryhet bashkim i parcelave ndërtimore përmes përpunimit të projektit urbanistik arkitektonik.

Me ndryshimet ligjore, mes të tjerash rregullohen më hollësisht kushtet, nën të cilat plan detajor urbanistik i miratuar konform planit të përgjithshëm urbanistik, i cili nuk vlen më mund të zbatohet me qëllim të realizimit të së drejtës së ndërtimit.

Me vazhdim të seancës së 114-të, me procedurë të shkurtuar, pa debat janë votuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për bujqësi dhe zhvillim rajonal dhe për rrugë publike.

Seanca do të vazhdojë pas pushimit të rregullt të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button